Moti/Sot 42 gradë në hije dhe deri në 45 gradë në diell!

Sot temperaturat do të jenë ekstreme, 42 gradë në hije dhe deri në 45 gradë në diell! Eshtë paralajmëruar se dita e mërkurë do jetë më e nxehta e deritanishme.

E mërkura do të jetë me mot të kthjellët dhe shumë të nxehtë në të gjithë territorin e Shqipërisë. Dielli do të dominojë gjatë gjithë ditës, ndërsa vranësirat do të jenë të pakta dhe kalimtare, kryesisht në zonat malore, pa reshje të konsiderueshme.

Temperaturat minimale në mëngjes do të luhaten nga 19°C deri në 25°C, ndërsa ato maksimale do të arrijnë 36–42°C në zonat e ulëta dhe në qytetet e Shqipërisë së Mesme. Në bregdet temperaturat do të variojnë nga 32°C deri në 38°C, ndërsa në zonat malore nga 28°C deri në 34°C.

Swiss Digital Desktop Reklama

Tirana, Berati dhe Gjirokastra parashikohet deri në 42 gradë në hije dhe 45-46 gradë në diell.

Swiss Digital Mobile Reklama

Era do të fryjë e lehtë deri mesatare nga veriperëndimi, me shpejtësi 10–25 km/orë. Deti parashikohet të jetë i qetë deri pak i trazuar, me kushte të favorshme për lundrim dhe pushime në plazh.

Këshillë: Për shkak të temperaturave të larta, rekomandohet të shmanget ekspozimi i gjatë në diell gjatë intervalit 11:00–17:00, të konsumohen sa më shumë lëngje dhe të tregohet kujdes i veçantë për fëmijët, të moshuarit dhe personat me probleme shëndetësore.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?