Sot 71 raste të reja në vend, si zgjerua harta e të prekurve me koronavirus

Vazhdon rritja e rasteve të reja me koronavirus ne gjithe vendin, shtrimet në Infektiv dhe humbjet e jetëve nga sëmundja.

Testimi i bërë në personat e dyshuar gjatë 24 orëve të fundit ka konfirmuar 71 raste të reja me COVID-19.

24 në Tiranë, 8 në Elbasan, 6 në Durrës, 5 në Krujë, Kukës e Lezhë, nga 2 në Korçë, Shkodër e Përmet, dhe 1 në Delvinë, Vau i Dejës, Bulqizë, Kamëz.

Në Infektiv kemi 79 pacientë të shtruar, 9 në gjendje të rëndë dhe dy të intubuar.

Numër i lartë i testimeve, por prezenca e rasteve të reja është.

Shifrat janë bërë publike nga Ministria e Shëndetësisë pas testimeve të bëra pas gjurmimit epidemiologjik dhe rasteve të dyshuara.

SHKARKO APP