Berisha para dyerve të SPAK: Opozita do fitojë kundër kësaj klike kriminale!

Ish-kryeministri Sali Berisha u paraqit sot në SPAK. Në orën 9.50 doli nga shtëpia e tij drejt SPAK-ut dhe në ora 10.03 ai hyri në dyert e prokurorisë së posaçme.

Te oborri i SPAK, Berisha deklaroi se “Opozita do fitojë kundër kësaj klike kriminale!”.

Ndërkohë dhjetra demokratë e deputetë të opozitës janë te rruga kur u fut Berisha te dera kryesore e SPAK.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kjo është hera e parë që ish-kryeministri Berisha shkon në SPAK. Ndërsa është rasti i dytë që një lider opozite shqiptare dërgohet me pranga në dorë. I pari ka qenë Fatos Nano, lider i PS dhe ish-kryeministër në korrik 1993 dhe tani në janar 2024 ish-kryeministri Berisha.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndryshimi mes dy rastëve mbetet se Nano ishte me arrest me burg, kurse Berisha në arrest shtëpie!

Dy janë prokurorët që po hetojnë Berishën dhe dhendërrin e tij, Arben Kraja dhe Enkeleda Milloani.

Me sa duket sot do të jetë ditë e gjatë për Berishën.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?