Sot datëlindja e Lasgushit të madh… dy ndodhi të tij në komunizëm

Në vitet tridhetë lulëzon krijimtaria e tij…Me vendsojen e diktaturës komuniste liriku gjigand heshti…Zogu i qiejve nuk njihte komformizëm, heshti, nuk pranoi të bëhej  “Bori e Partise” siç u bënë ata që ironizonte ai vetë Lasgushi, poetët dhe shkrimtarët që mbaheshin si pararoje e realizmit socialist…

Nga Ilir Seci

Sot me 27 Dhjetor eshte datëlindja e Lasgushit tonë të madh…Mjeshtri gjigand i gjuhës shqipe u lind me 27 Dhjetor 1899 në Pogradec…Pikerisht në nje dite dhjetori u lind në qytetin buzë liqenit te bukur te Ohrit,Llazari, djali i Sotir Gushos…Poeti u shkollua dhe studioi në shkollat më të mira të kohës duke u formuar si një intelektual i mirëfillte…

Në vitet tridhetë lulëzon krijimtaria e tij…Me vendsojen e diktaturës komuniste liriku gjigand heshti…Zogu i qiejve nuk njihte komformizëm, heshti, nuk pranoi të bëhej  “Bori e Partise” siç u bënë ata që ironizonte ai vetë Lasgushi, poetët dhe shkrimtarët që mbaheshin si pararoje e realizmit socialist…Për këtë gjë Lasgushi u la në harrese, nje harresë e qellimshme nga regjimi…Në kohën kur trumbetohej se artin e bëjnë “inxhinierët e shpirtërave”, nuk kishte vend për vargjet e Lasgushit që apelonin për shpirtëra të lirë, për ndjenja të thella, për lirinë e njeriut…Mbas vitit 1945 Lasgushi merret kryesisht vetëm me përkthime duke na pasuruar shqipen me disa nga përkthimet më të arrira ëndonjëherë në gjuhen tonë! Lasgushi ishte shumë patriot…nuk ishte nga ata patriotet deklarativë, ishte tjetër soj, fisnik, i thellë që herë pas here në poezitë e tij, nder vargje theksonte dramën tonë Kombëtare…Një model është poezia :

“Poradeci”

“Perëndim i vagëlluar mi Liqerin pa kufir

Po përhapet dal-nga-dale një pluhúrë si një hije.

Nëpër Mal e nër Lëndina shkrumb’ i natës që po bije,

Duke sbritur që nga qjelli përmi fshat po bëhet fir…

E kudó krahin’ e gjërë më s’po qit as pipëlim:

Në katund kërcet një portë…në Liqer heshtë një lopatë…

Një shqiponjë-e arratisur fluturon në Mal-të-Thatë…

Futet zemra djaloshare mun në fund të shpirtit t’im.

Tërë fisi, tërë jeta, ra… u dergj… e zuri gjumi…

Zotëroj më katër anë errësira…

Po tashi:

Duke nisur udhëtimin mes-për-mes nër Shqipëri,

Drini plak e i përrallshëm po mburon prej Shëndaumi.”

…Sa qartë, sa prerazi e ka përmbledhur dramën e copëtimin të tokave tona, pikërisht në vargjet e fundit:

…”Duke nisur udhëtimin mes-për-mes nër Shqipëri,

Drini plak e i përrallshëm po mburon prej Shëndaumi…”

…Drini i Zi në tokat tona mbetur në Maqedoni, Drini i Bardhe në Kosovën e asaj kohe që ishte nën Serbi…Drini plak…Drini shqiptar!…Drini i Bashkuar në Kukës pastaj rrjedhpërsëri, “…mes-per-mes nër Shqiperi”, sepse jashte kufinjeve administrative të Veriut janë trojet tona në Mal të Zi…

…Është proverbiale një ndodhi e Poetit lidhur me interpretimin që po i behej kësaj poezia në vitet ’70 nga nje pedagog në Universitetin e Tiranës…Per këtë vargun “Mes për mes ndër Shqiperi”, pedagogu i letersise që po analizonte poezinë “Poradeci” u thotë studentëve:

“Autori nuk e njeh mirë gjeografinë e Shqipërisë”… Lasgushi e merr vesh këtë gje dhe vjen nga Pogradeci në Tiranë, shkon në fakultet, të auditorit ku jepej letërsia, hap derën e sallës dhe i bërtet pedagogut:

-“Injorant, sipas teje unë nuk njihkam gjeografinë e Shqipërisë ë!?”- dhe iku me atë zemërimin e tij fisnik…

*****

…Një tjeter ndodhi e Lasgushit lidhur me kufinjve e Atdheut ka ndodhur në Lidhjen e Shkrimtarëve në Tiranë…

…Në vitet ’80,po bëhej një promovim libri i një poeti nga Tropoja…Të gjithë diskutantët, siç ka qënë rregulli në atë kohë, theksonin faktin se :

– “Ja arritja e madhe! Edhe në skajin më verior të Atdheut po dalin poetë që po bëjnë emër në letërsi!”…E vertetë në ato vite kishin dalë disa poetë nga Tropoja që ishin afirmuar dhe kishin bërë emër në shkallë vendi…Kuptohet sipas frymës partiake edhe kjo paraqitej si arritje e socializmit që nxirrte edhe poetë!…Duke dëgjuar përsëritjen e mërzitshme të frazes stereotipe -“Skaji më verior të Atdheut”-që po permendej nga çdo diskutant, Lasgushi plak, ulur diku nga fundi i sallës ua priti :

-“Tropoja nuk është skaji me verior i Atdheut…Tropoja është Shqipëri e Mesme!Atdheu vete më lart…vete deri te Mollë e Kuqe!”…

…Në salle ra heshtje…Ishte kohe e diktaturës…Nuk permendte njeri nga ato gjera!…Drejtuesit e mbledhjes u panë ndër sy dhe njëri prej tyre ju drejtua sallës :

-“Ka roitur i varfri Lasgush…Eshte plakur shumë!”……I madhi Lasgush nuk kishte “roitur” aspak!Përkundrazi…Për të roitur kishte roitur Lidhja e Shkrimtarëve të diktaturës që kurrë nuk vlersoi Lasgush Poradecin e madh, njërin nga poetët më të mëdhenj të gjuhes shqipe…

SHKARKO APP