Sot dita e dytë e vaksinimit të policëve me vaksinën kineze

Sot vijon dita e dytë e vaksinimit të efektivëve të policisë në të gjithë vendin. Në Tiranë efektivët e policisë vaksinohen në stadiumin “Air Albania”, ndërsa procesi po kryhet me vaksinën kineze Sinovac.

Pocesi i vaksinimit masiv në të gjithë vendin vijon për moshat +70 vjeç në të gjitha qendrat shëndetësore të vendit dhe pikat e ngritur për kryerjen e tyre.

Sot shënohet dita e 8 e vaksinimit masiv në Shqipëri, ku në 24 orët e fundit janë kryer 13.010 vaksinime, ndërsa në total, dhe që nga nisja e procesit të vaksinimit nga 11 janari, në vendin tonë janë kryer 185.496 vaksinime.

Swiss Digital Desktop Reklama

Deri tani nga vaksinimi me vaksinën kineze Sivonac por dhe me atë AstraZeneca nuk ka pasur efekte anësore problematike, por vetëm disa raste me temperaturë të lehët apo pak dhimbje në vendin e vaksinimit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?