Sot dita më e nxehtë, ja këshillat e mjekëve

Sot i nxehti përvëlues përfshin territorin e vendit tonë. Meteorologët parashikojnë temperatura mbi 39 gradë celsius të matura këto në hije. Ndaj mjekët këshillojnë një kujdes të veçantë sidomos për të moshuarit dhe fëmijët për të shmangur daljet në mesditë dhe po kështu të bëjnë kujdes me kondicionerin, si dhe të rishikojnë tek mjeku dozat e medikamenteve, sidomos të sëmurët kronikë.

“Këshillohet që kondicioneri të jetë pak më pak se sa jashtë dhe po kështu të kontrollojnë medikamentet”, thotë Dr. Bruna Shiroka, mjeke në qendrën shëndetësore nr.3. Mjekja Shiroka këshillon sa më shumë ujë dhe lëngje nga fruta të freskëta për fëmijët e vegjël dhe të moshuarit.

Të dielën termometri pritet të zbresë pak dhe java që vjen pritet pak më e freskët sipas meteorologëve. Në zona të izoluara nuk përjashtohen vranësirat apo reshje të dobëta shiu. Ndërkohë që temperaturat do të ringrihen sërish dhjetë ditëshin e fundit të muajit gusht, ku termometri pritet të shënojë maksimumi 38 gradë celsius.

SHKARKO APP