Sot ditë me shi, prishen planet e pushuesve për të shijuar bregdetin!
Pas një jave me temperatura ekstreme deri në 40 gradë celcius, fundjave ka nisur me reshje shiu, shtrëngata e stuhi.
Dita e sotme me një mot të tillë, aspak të favorshëm për plazh, ka prishur planet e pushuesve për të shijuar bregdetin.
Edhe sipas Meteoalb, sot temperaturat do të kenë një rënie të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore, nga 10°C në 26°C, në zonat e ulëta nga 19ºC në 34°C dhe në zonat bregdetare nga 21°C në 35°C.
Qytetarët e Tiranës, mezi e presin fundjavën për t’iu larguar vapës përvëluese e smogut të kryeqytetit, por mesa duket fati nuk ka qenë në anën e tyre për t’u freskuar në plazhet e Durrësit, Vlorës e më tej, jugut të Shqipërisë.
KOHA JONË SONDAZH

