“Sot dola vetë”, Rama: Policia të mos lejojë të moshuarit në rrugë, Italia na kopjoi
Në mbledhjen online me ministrat, kryeministri Edi Rama u shpreh se pensionistët nuk duhet të lejohen të dalin më jashtë.
Rama tha se ishte vetë sot në terren dhe vuri re këtë problem. Kreu i qeverisë iu drejtua ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj se policët kur shikojnë të moshuar në rrugë duhet ti urdhërojnë të shkojnë në shtëpi. Po ashtu Rama tha se nuk duhet të lejohet edhe ecja më shumë se një person.
Rama deklaroi gjithashtu se lidhur me gjobat ndaj këmbësorëve i kopjoi edhe Italia.
“Unë dola sot dhe pashë një cik situatën. Është goxha më mirë në tregje, por kemi dy probleme. E para pensioniksttë duhen kthyer në shtëpi dhe kemi folur bashkarisht për të targetuar shërbimet për pensionistët. Pra pensionistët që janë vetëm duhen shërbyer nga ne dhe të tjerët duhen ndihmuar nga fëmijët. Policia duhet të kthejë mbrapsht çdo të moshuar në shtëpi. Pensionistët duhen kthyer nga rruga, dhe patrullat e policisë, makinat e policisë nuk duhet të vazhdojnë rrugën kur shikojnë një pensionist. Ecja bashkë po ashtu është e ndaluar. Duhet të ecin një nga një. Ti mund të jesh burrë e grua, por nëse ecim bashkë këtu bëhen të gjithë të martuar. Këtu ka vetëm një gjë, ecën vetëm. Nëse je i shoqëruar gjobitesh dhe gjoba dihet. Atyre këmbësorëve që shkelin jo vetëm marrin gjobën por u sekuestrohet edhe makina. Na e kopjoi Italia dje. Nuk duhet lënë asnjë”, tha Rama.