Sot është dita e parë e pranverës

21 marsi njihet si dita e parë e stines se pranveres. Ardhja e pranverës përcaktohet me ndjekjen e qendrës së Diellit sipas ekliptikës.

Por, kalendarit gregorian këtë vit, besohet pranvera do të vijë sot pikërisht  në ora 5:30 të mëngjesit, pra data 21 u bë 20 mars !

Në kohën e caktuar qendra e Diellit do të jetë saktë në prerjen e ekliptikës dhe ekuadorit qiellor. Kjo praktikisht do të thotë se në atë moment Dielli, nga hemisfera jugore qiellore të kalojë në hemisferën veriore qiellore.

Me 20 mars dita zgjatë 12 orë e shtatë minuta. Zakonisht, dita e parë e pranverës emërohet si ditë e barabartë, që nënkupton se gjatësia e ditës dhe natës është e njëjtë apo me fjalë të tjera, nga momenti i lindjes deri në momentin e perëndimit të Diellit, kanë kaluar 12 orë. (Express)

SHKARKO APP