Sot festohet “Dita e Verës”, ballokumet do të shiten më shtrenjtë

14 Marsi është një ditë festive e veçantë në Shqipëri, që njihet si “Dita e Verës” dhe festohet ardhja e stinës së pranverës.

Dita e Verës konsiderohej dita e fillimit të vitit sipas kalendarit të lashtë të shqiptarëve, dhe kjo ditë kremtohej shumë shekuj para se të lindte krishterimi.

Por këtë vit, Dita e Verës vjen me çmime më të larta. Një ballokume në Elbasan, por edhe në qytete të tjera do të kushtojë më shtrenjtë si pasojë e rritjes së çmimit të sheqerit dhe gjalpit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ka apo s’ka lidhje me karburantet, ka apo s’ka lidhje me importet, tashmë çdo produkt ka marrë të përpjetën.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pastiçierët thonë se nuk e përballojnë dot koston ndaj dhe në rastet kur nuk do të rriten çmimet, do të ulet gramatura e produktit për të kompensuar humbjen.

Dita e Verës është në një traditat më të vjetra të Elbasanit. Origjina e festës i ka gjurmët në tempullin e Zanës së Malit të ndërtuar pranë lumit Shkumbin në Elbasan. Zana ishte Perëndia e gjuetisë, pyjeve dhe natyrës dhe dilte vetëm në datën 14 mars, e cila shënonte fillimin e Verës, kjo në atë kohë njiheshin vetëm dy stinë, dimri dhe vera.

Kjo legjendë u kalua brez pas brezi dhe festivali i Ditës së Verës është i njohur për traditën dhe vlerat e veçanta kulturore. Simboli i kësaj feste është ballokumja, një ëmbëlsirë e bërë më miell misri. Për këtë ditë te veçantë çdo familje ka recetën e saj të ruajtur ndër vite, të cilën e konsiderojnë si krenari. Dikur shkonin dhe festonin vetëm në Elbasan, ndërsa tani është bërë festë kombëtare, ku festohet në çdo qytet të Shqipërisë. Kjo festë është bërë e njohur edhe për turistët që vizitojnë Shqipërinë për këtë ditë të veçantë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?