Sot gjyqi ndaj Konstandin Xhuvanit

Në Gjykatën e Tiranës nis sot gjyqi për masakrën e 4 nëntorit në Rrugën e Elbasanit ku mbetën të vrarë 4 persona. Kostandin Xhuvani akuzohet për vrasjen e 4-fishtë të ndodhur në lokalin “Ante Grant”, ku viktima mbetën Edison Jaho, Enea Xhaj, Arbër Demiraj dhe italiani Giampaolo Azzolo.

Xhuvani akuzohet për vrasje në rrethana të tjera cilësuese, mbajte të armëve pa leje dhe municioneve ushtarake.

Prokurorët ndanë dosjen e Xhuvanit nga Erald Sida.

SHKARKO APP