“Sot i gjithë shteti ka rënë”, Ilir Demalia zbërthen fjalimin e deputetit të ri: Ja autogoli i Ralfit
Analisti, Ilir Demalia ka komentuar qëndrimin e deputetit të ri të LSI-së, Ralf Gjoni, i cili foli sot në parlament dhe se u zotua se maxhoranca nuk do të kishte votën e tij.
Por Demalia e ka quajtur fjalimin e Gjonit si një autogol, pasi e quajti shtetin si të rënë dhe në një krizë ekzistenciale, ndërkohë që u bë pjesë e Kuvendit.
“Autogoli i Ralfit si dije e padijes! Sot Ralf Gjoni, në Parlament tha:
- Sot i gjithë shteti ka rënë. Është krizë ekzistenciale. Nuk ka gjykata. . .
-Përse hytë, përsë nuk dilni, nga një Parlament me shtet të rënë, në krizë ekzistenciale dhe pa gjykata siç dhe pohoni vetë?
- Parlamenti mblidhet si guerrile një herë të mërkurën, një herë të enjten.
-Përse bëheni pjese e paligjishmërisë duke ligjëruar me prezencën tuaj guerrilasit parlamentar të ilegjimitetit parlamentar?
- Ky Parlament për shkak të kodit zgjedhor me lista të mbyllura nga kryetarët është ilegjitim.
-Përse pranuat te vendosni gurin e radhës në listat e mbyllura kur e dinit së është ilegjitim dhe hyni me ilegjimitetin e listave në Parlament?
Përgjigje nuk pres nga papërgjeshmëria e patericës së paligjishmërisë”, thekson Demalia.
KOHA JONË SONDAZH

