Sot jepet vendimi për pronaren e kopshtit që dhunoi djalin 3 vjeçar
Sot në orën 11:30, Gjykata e Tiranës do të japë verdiktin për fatin e administratores së kopshtit “Diren”, Anjeza Shabanit. Ajo akuzohet për dhunimin e një djali 3 vjeçar, si edhe për fshehje të të ardhurave.
Siç është bërë e ditur më parë, Prokuroria e Tiranës ka kërkuar dënimin me 6 vite burg për Shabanin, e cila sot do të dalë para togave të zeza.
Anabel.al mësoi se do të jetë gjykatësi Altin Abdia, i cili do të japë vendimin për të pandehurën. Anjeza Hushi Shabani, ndodhet në ambientet e paraburgimit që prej 20 qershorit, pasi Gjykata e Apelit refuzoi kërkesën e saj për heqjen e masës së arrestit, teksa ishte në pritje të gjykimit. Anabel.al mësoi se asnjë prej prindërve të 3-vjeçarit të dhunuar nuk do të paraqitet në gjykatë për të marrë pjesë në proces.
KOHA JONË SONDAZH

