Sot ka Kuvend, ja çfarë pritet të diskutohet
Këtë të enjte ka seancë plenare në Kuvend, ku ndër të tjera në rend të ditës është edhe interpelanca me ministren e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Besa Shahini. Interpelanca është kërkuar nga deputeti i opozitës së re, Artur Roshi.
Më pas në Kuvend, do të vijë avokati i Popullit, Erinda Ballanca, e cila do të lëxojë raportin e veprimtarisë vjetore të institucionit që ajo drejton për vitin 2019. Më pas një raport do të lexohet edhe për veprimtarinë e Komisionit të Prokurimit Publik për vitin 2019.
Në rendin e ditës janë përfshirë gjithashtu edhe shqyrtimi i disa projektiligjeve mes tyre edhe ai për strukturën, organikën dhe pagat e Akademisë së Shkencave. Ndërsa të zgjedhurit do të votojnë edhe për rrëzimin e dekretit të presidentit Ilir Meta për kthimin e ligjit “Për tregjet e kapitalit”.
RENDI I DITËS:
1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 02.07.2020
2. Njoftimi i çështjeve të depozituara në Kuvend për shqyrtim
3. Interpelancë me ministren e Arsimit, Sportit dhe Rinisë kërkuar nga deputeti Artur Roshi.
4. Raporti i veprimtarisë vjetore të Avokatit të Popullit për vitin 2019.
5. Raporti i veprimtarisë vjetore të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare për vitin
6. Raporti i veprimtarisë vjetore të Komisionit të Prokurimit Publik për vitin 2019.
7. Akti normativ nr. 24, datë 27.05.2020, “Për një shtesë në aktin normativ nr. 3, datë 15.03.2020, të Këshillit të Ministrave, “Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së
periudhës së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19”, të ndryshuar””.
8. Akti normativ nr. 25, datë 10.06.2020 “Për një shtesë në ligjin nr. 8952, datë 10.10.2002, “Për letërnjoftimin elektronik të shtetasve shqiptarë”, të ndryshuar””.
9. Akti normativ nr. 26, datë 10.06.2020, “Për marrjen e masave të përkohshme për mbështetjen e sektorit të turizmit”.
10. Projektligji “Për një shtesë në ligjin nr. 8952, datë 10.10.2002 “Për letërnjoftimin elektronik të shtetasve shqiptarë” të ndryshuar””.
11. Projektligji “Për një ndryshim në ligjin nr. 46/2018 “Për kontrollin shtetëror të transferimeve ndërkombëtare të mallrave ushtarake dhe të artikujve e teknologjive me përdorim të dyfishtë”.
12. Projektligji “Për disa ndryshime në ligjin nr. 90/2019 “Për rivlerësimin e pasurive të
paluajtshme””.
13. Dekret i Presidentit të Republikës nr. 11.510, datë 15.06.2020, “Për kthimin e ligjit nr. 62/2020, “Për
tregjet e kapitalit”.
14. Projektvendim “Për strukturën, organikën dhe nivelin e pagave për Akademinë e Shkencave të Republikës së Shqipërisë””.
15. Projektvendim “Për deklarimin e përfundimit të veprimtarisë së Komisionit të Pavarur të Koordinimit, Monitorimit dhe Ndjekjes së Zbatimit të ligjit nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”.
16.Projektvendim “Për një shtesë në vendimin nr. 100/2017 “Për caktimin e anëtarëve zëvendësues në përbërjen e komisioneve të përhershme” të ndryshuar”.
17. Projektvendim “Për zgjedhjen e kryetarit të Komisionit të Prokurimit Publik”.