Sot ka vetë datëlindjen, por Rama uron SHBA-të: Gëzuar 4 korrikun Amerikë
Kryeministri Edi Rama sot feston 56-vjetorin e lindjes. Datëlindja e kreut të qeverisë përkon me Ditën e Pavarësisë së SHBA-ve, që festojnë 245-vjetorin e nënshkrimit të Deklaratës së Pavarësisë, dhe urimi i Ramës nuk kishte si të mungonte.
Përmes një foto të flamurit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kreu i qeverisë shkruan shkurtimisht: Gëzuar 4 korrikun Amerikë!
Por ndjekësit nuk e kanë lënë pa uruar edhe kryeministrin Edi Rama, ku i urojë shëndet dhe të vijojë punën si kreu i qevrisë në mandatin e tretë që nis në shtator.
Mbështetja amerikane ndaj Edi Ramës si kryeministër nuk ka munguar, dhe SHBA-të njohin zgjedhjet e 25 prillit dhe mandatin e tretë të Ramës që nis në shtator