Sot Lefter Koka para gjykatës. A do t’i tregojë shokët ish-ministri apo do t’i marrë vetë të gjitha fajet?
Sot ish-ministri mjedisit, Lefter Koka, do të dalë para gjykatës për masën e sigurisë.
Ndërkohë dje mazhoranca dhe kryeministri Rama e braktisën ish-ministrin duke deklaruar se “sejcili mban përgjegjsi personalisht”, pra e hodhën në “kazanin e plehrave”.
Avokati i ish-ministrit ka paralajmëruar se do të flasë vetë ish-ministri sot në sallën e gjyqit.
Nuk dihet akoma nëse Lefter Koka do ti marrë përsipër të gjitha veprimet e aferës së iniceneratorëve apo do të tregojë “shokët”.
Sipas juristëve nëse ai e mban vetë krejt përgjegjsinë, me ato tre nene të Kodit Penal ai rrezikon të dënohet 10-15 vite burg.
Ndaj sot pritet me interes, por edhe me frikë nga Qeveria, se ç’do thotë ish-ministri.
KOHA JONË SONDAZH

