Sot nata e dytë e Eurovision, Eneda si “Statujë Floriri”

Në skenë si një “statujë floriri”, kështu e kanë cilësuar skenografinë e përfaqësues së Shqipërisë, Eneda Tarifës, e cila do të prezantojë këngën shqipe, sot në natën e dytë të Eurosongut, që këtë vit mbahen në Suedi. Sot në mbrëmje në orën 21:00 do të mbahet nata e dytë e festivalit Europian, ku do të jenë në konkurrim janë 18 shtete.

Eneda me “Fairytale” do të prezantohen e 17-ta.  Me një fustan i cili i afërson një statuje të çmime oskar, një Gold në skenë, kështu do të duket sot Eneda. Një përrallë e cila e meriton një shkëlqim të tillë. Sipas gazetarëve të Wiwibloggs, Eneda është shfaqur në provën e dytë zyrtare si ‘një statujë floriri’. Dyshemeja e skenës do të ngjyroset me të verdhë dhe do të jetë në sinkon me fustanin.

Nga 18-të shtetet që do të prezantohen vetëm 10 do të shkojnë në finalen e madhe, që është me date 14 Maj. Do të jenë 21 vende do të japin votat e tyre nëpërmjet televotimit për këngët që do të kalojnë në natën e madhe finale. Tetëmbëdhjetë këngë do të marrë pjesë në gjysmë-finale e dytë dhe juritë profesionale në secilin prej vendeve pjesëmarrëse, si dhe në Gjermani, Itali dhe Mbretërinë e Bashkuar, votuan dje në provën e shteteve përballë jurisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Juria ka 50% të totalit të përgjithshëm të votave. Sonte pjesa e mbetur 50% do të vendoset nga televotimi i publik në 21 vendet. Këto vota do tu shtohet atyre të jurisë të përcaktuar për dhjetë vendet që do të kualifikohen për në finalen e madhe të shtunën 14 maj.

Swiss Digital Mobile Reklama

18 këngët konkurruese në natën e dytë

Latvia: Heartbeat  kënduar nga Justs

Poland: Color Of Your kënduar nga Michał Szpak

Switzerland: The Last Of Our Kind kënduar nga Rykka

Israel: Made Of Stars kënduar nga  Hovi Star

Belarus: Help You Fly kënduar nga IVAN

Serbia: Goodbye (Shelter) kënduar nga Sanja Vučić ZAA

Ireland: Sunlight kënduar nga Nicky Byrne

FYR Macedonia: Dona kënduar nga Kaliopi

Lithuania: I’ve Been Waiting For This Night kënduar nga Donny Montell

Australia: Sound Of Silence kënduar nga Dami Im

Slovenia: Blue And Red kënduar nga ManuElla

Bulgaria: If Love Was A Crime kënduar nga Poli Genova

Denmark: Soldiers Of Love kënduar nga Lighthouse X

Ukraine: 1944 kënduar nga Jamala

Norway: Icebreaker kënduar nga Agnete

Georgia: Midnight Gold kënduar nga dyshja Nika Kocharov dhe Young Georgian Lolitaz

Albania: Fairytale kënduar nga Eneda Tarifa

Belgium: What’s The Pressure kënduar nga Laura Tesoro

Nga: Redjon Shtylla

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?