Sot në Shkodër, gjyqi për 11 protestuesit e Rrugës së Kombit

Sot në Shkodër tek Gjykata e Apelit do të zhvillohet gjyqi ndaj 11 protetsuesve kuksiane, që u arrestuan për revoltën në Rrugën e Kombit.

Gjyqi do të nisë në orën 11:00. Avokatët e të arrestuarve kanë kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë “arrest me burg” për protestuesit dhe kanë argumentuar me një sërë provash që arrestimet ishin bërë në mënyrë të paligjshme.

Opozita shqiptare e ka konsideruar arrestimin e tyre, krim shtetëror dhe ka kërkuar lirimin e protetsuesve deri edhe tek shefja e diplomacisë europiane, Federica Mogherini, që ishte në Tiranë dy ditë më parë.

Swiss Digital Desktop Reklama

11 të arrestuarit akuzohen për kundërshtim të forcave të policisë dhe shkatërrim të pronës publike.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?