Sot para KPK prokurori që u shkarkua nga detyra në vitin 1994
Sot del para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit prokurori i Tiranës Adriatik Cama. Ky fundit, është një prej kandidatëve për në Këshillin e Lartë të Prokurorisë.
Prokurori Cama ka hetuar një sërë çështjesh “të nxehta” ku veçohen ajo e “21 janarit” por edhe dosja “Frroku”, lidhur me akuzën për vrasjen e një personi në vitin 1999 në Belgjikë.
Po ashtu, ai mbahet mend si një prej prokurorëve që ka hetuar edhe bandën e Lushnjes në këtë qytet, por që nuk janë dhënë rezultate aso kohe.
Cama e nis punën në sistemin e drejtësisë në vitin 1994 në Tepelenë, por pas një çështjeje problematike ai shkarkohet nga detyra dhe transferohet në një detyrë më të ulët në Has, si hetues i thjeshtë.
Nuk ka informacione konkrete lidhur me motivet e uljes në detyrë dhe për çfarë çështjeje bëhet fjalë.
Ky episod, por edhe verifikimet e tjera nga KPK pritet të shqyrtohen në tërësi për procesin e Vettingut.
KOHA JONË SONDAZH

