Sot para “thertores” KPK, gjykatësi i lartë Tom Ndreca
Sot del para Vettingut apo “hanxharit” të KPK, Tom Ndreca. Ai do të përballet sot me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, i cili përfaqësohet në këtë proces nga Brunilda Bekteshi, Roland Ilia dhe Firdes Shuli.
Tom Ndreca njihet si një nga gjyqtarët që ka çarë jetën vetëm me punën e tij korrekte.
Gjyqtari Tom Ndreca u emërua në Gjykatën e Lartë në prill të vitit 2013, pas një periudhe 20 vjeçare si anëtar i Gjykatës së Apelit të Tiranës. Ai ka qenë gjithashtu anëtar i Kolegjit Zgjedhor, shkruan Reporter.al.
Ndreca është diplomuar në Fakultetin e Shkencave Politike Juridike në degën e Drejtësisë në vitin 1980. Për një periudhë 4-vjeçare, ai ka punuar si prokuror gjyqësor dhe prokuror rrethi në Mirditë.
Tom Ndreca mbetet një prej gjyqtarëve shqiptarë që e ka çarë vetë udhën e drejtësisë, pa asnjë mik apo forcë politike mbështetëse. Ai, siç flitet koridorëve të drejtësisë, ka njohur vetëm profesionin.
KOHA JONË SONDAZH

