Sot pasdite mblidhet Asambleja e Përgjithshme e PS, vëmendja te Kongresi dhe analiza për zgjedhjet

Sot pasdite rreth orës 17:30 pritet të mbajë punimet Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste. Në këtë Asamble nuk do të ketë zgjedhje të kryesisë së re, por vëmendja do të jetë te thirrja e Kongresit si dhe strukturat në bazë.

Pikë e parë në agjendën e Asamblesë socialiste është thirrja e Kongresit të Jashtëzakonshëm të partisë që do të mbahet më 12 qershor, në 30 vjetorin e krijimit të partisë.

Gjithashtu në mbledhjen online pritet të miratohen dhe projektvendimet për analizën e zgjedhjeve të 25 prillit në strukturat vendore dhe zgjedhjet në to, gjë që ishte paralajmëruar më herët nga vetë kryesocialisti Rama. Asambleja e socialistëve do të miratojë dhe kalendarin politik të partisë për vitin 2021.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në lajmërimin e disa ditëve më parë, mbledhja ishte njoftuar të mbahej te Amfiteatri i liqenit në Tiranë, por duket se socialistët kanë preferuar që analizat e brendshme t’i bëjnë larg veshëve kureshtarë, ndaj dhe organizatorët vendosën që Asambleja të mbahet online.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?