Sot përballja Shqipëri- Francë, Ansi Agolli kapiteni i kombëtares

Kombëtarja shqiptare do të përballet me Francën në atë që cilësohet si takimi më tërheqës për kuqezinjtë në këtë Europian.

De Biazi do të kryejë disa ndryshime në formacion, ku Ajeti do të zëvendësojë të pezulluarin Cana. Deshamps mund të mos aktivizojë Pogban dhe Grezman.

Tekniku italo-shqiptar vlerëson në maksimum forcën e kombëtares duke shpresuar që kuqezinjtë t’i vendosin në vështirësi yjet francez

Po përgatitemi dhe duhet të hyjmë në fushë me ekuilibrat e duhur për ti reduktuar hapësirat Francës. E njohim cilësinë e kundërshtarit dhe duhet të gabojmë sa më pak si në sulm ashtu edhe në mbrojtje. Nuk besoj se Franca do na nënvlerësojë.

Do të aktivizoj më të mirët e mundshëm. Skuadra e Deschamp është favorite, por ne e kemi të qartë se çfarë duhet të bëjmë. Jemi nje skuadër e konsoliduar, duhet të mbrohemi dhe të kundërsulmojmë, shpresoj ta vendosim në vështirësi Francën, por nuk do jetë e thjeshtë.

Ndërkohë që Ansi Agolli i cili do të jetë edhe kapiteni në mungesë të Canës, shprehet i emocionuar për faktin që do të jetë ai mbajtësi i shiriti dhe thekson se pavarësisht kundërshtarit çdo skuadrë hyn në fushë për fitore

Kjo supersfidë do të nisë sot në orën 21 në stadiumin Velodrome të Marseilles ku priten mijëra tifozë kuqezi

SHKARKO APP