Sot përplasja kryeministër dhe ish-Presidentja për votat në Kosovë
Sot në Kosovë po zhvillohen zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare, të tretat brenda 18 muajve, pas krizës politike që çoi në shpërndarjen e Kuvendit për shkak të dështimit për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit. Rreth 2.1 milionë votues janë të regjistruar për të zgjedhur 120 deputetët e Kuvendit të Kosovës.
Favorit mbetet partia Albin Kurti, Vetëvendosje, e cila fitoi edhe zgjedhjet e fundit, por nuk arriti të sigurojë konsensusin e nevojshëm për zgjedhjen e presidentit dhe funksionimin normal të institucioneve. Analistët parashikojnë një tjetër fitore të Kurtit, por jo domosdoshmërisht një shumicë të mjaftueshme për të dalë nga ngërçi politik pa kompromis me opozitën.
Këto zgjedhje po konsiderohen vendimtare për të ardhmen politike të Kosovës, pasi vendi ka kaluar një vit me institucione të bllokuara dhe me vështirësi në procesin e integrimit europian. Bashkimi Europian ka bërë thirrje për krijimin e institucioneve të qëndrueshme dhe për tejkalimin e krizës politike.
Një element interesant i këtyre zgjedhjeve është përplasja politike mes Kurtit dhe ish-aleates së tij, Vjosa Osmani, e cila ka krijuar një dinamikë të re në skenën politike kosovare.
Rezultatet e para pritet të japin një panoramë të qartë gjatë mbrëmjes, por pyetja kryesore mbetet e njëjtë: a do të arrijë Kosova të dalë nga cikli i zgjedhjeve të njëpasnjëshme dhe të krijojë institucione të qëndrueshme, apo vendi do të përballet sërish me bllokim politik?
KOHA JONË SONDAZH

