Sot protesta e qepenave, e treta brenda 10 ditësh
Pas protestave për tarifën në ”Rrugën e Kombit”, dhe bllokimit të 4 akseve kryesore të vendit, pronarët e bizneseve të vogla e të mesme protestojnë sot kundër skemës së re të TVSH-së. Protesta e biznesve është e treta e madhe që po zhvillohet brenda 10 ditësh.
Deputetët e opozitës do të jenë në mbështetje të biznesit të vogël në protestën që ata do të zhvillojnë sot, duke ulur qepenat për 60 minuta.
Do të jenë disa tregje kryesore në kryeqytet, në të cilat deputetët e PD-së do të mbështesin protestën e biznesit të vogël. Sipas burimeve, deputetët demokratë do të jenë në tregun e Medresesë, tregun Elektrik, tregun Çam dhe në tregun industrial.
Biznesmenët e vegjël që tregtojnë mallra në këto tregje kanë rënë dakord që t’i bashkohen protestës, duke ulur qepenat nga ora 11:00 deri në orën 12:00. Ndërkohë, PD pritet të vërë gjatë kësaj jave edhe njëherë në zbatim skenarin e bllokimit të rrugëve.
KOHA JONË SONDAZH

