Sot Rama prezantoi kabinetin, kur pritet të miratohet qeveria e re?

Me shumicë gra, sot kryeministri Edi Rama prezantoi kabinetin që do të vijojnë punët për mandatin e tretë. Sipas rregullores deputetët betohen brenda 2 ditëve pas përfundimit të këtij verifikimi.

Presidenti Ilir Meta e dekretoi Edi Ramën kryeministër në të njëjtën ditë, kur në një prej 6 seancave të njëpasnjëshme të asaj jave, Kuvendi e mandatoi të krijojë qeverinë.

Pak orë më pas ia dekretoi dhe të gjithë ministrat e kabinetit të tij. Me një vendim shkarkimi nga parlamenti i vjetër, mbetet për t’u parë nëse Meta do të jetë po aq i shpejtë këtë shtator.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas Kushtetutës ai ka 7 ditë kohë për të dekretuar të zgjedhurit e Edi Ramës në qeverisjen e tij të tretë. Kuvendi duhet të votojë brenda 10 ditëve të tjera dekretet një nga një dhe programin qeverisës.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?