Sot seancë e zjarrtë parlamentare, Garda kontroll të imtësishëm deputetëve të Berishës

Parlamenti sot nis një seancë debati për ProjektBuxhetin e Vitit 2024. Opozita ose më saktë deputetët e Berishës kanë paralajmëruar sherr në sallë, duke mos lejuar zhvillimin e kësaj seance shumë të rëndësishme.

Ndërkohë kontrolli ishte shumë i imët nga Garda.

Gjatë kontrollit ka përplasje mes deputetëve dhe gardistëve. Edi Paloka tha për mediat se “po na kontrollojnë edhe brekët”.

Burimet nga PD thonë se ata kanë vendosur të mos lejojnë kryeministrin të futet në sallë, çka mund ta tensionojë keq situatën.

Berisha po flet live në facebook.

SHKARKO APP