Sot Shpetim Idrizi :”Rroftë Greqia!” dhe Vangjel Dule:”Rroftë Çameria!”

 

Shpëtim Idrizi merr “dhuratën” e dytë pas vendimit për t’iu bashkuar koalicionit të mazhorancës. Ai do të jetë nënkryetari i tretë i Kuvendit. Propozimi është bërë nga PDIU dhe do të votohet sot në seancë plenare. Kuvendi do të ketë kështu tre nënkryetarë: Edmond Spahon, Vangjel Dulen dhe Shpëtim Idrizin. Dhurata e parë për t’i bashkuar koalicionit ishte lënia e 3 bashkive; Rrogozhinë, Peqin e Konispol.

Interesante mbetet se si Vangjel Dule i minoritetit grek do të rrijë ngjitur kryetarit çam e do të ndajnë mendimet për problemet e Çamerisë! Apo kur të jetë çeshtja çame Idrizi do të bërtasë "Poshtë grekët e rroftë çamët"  dhe do t'ia presë Vangjel Dule "Rroftë Greqia!"!?  Apo për hir të karrikes mund të ndërrojnë rolet. Një "harmoni" e paparë dhe që nëse do të ishte reale ia vlen ta përgëzosh, porse në thelb janë për interesa partiake momentale e jo parimore e strategjike. Një mishmash që vetëm Edi Rama ka aftësinë brilante se si mund të veprojë duke futur në një "vathë" edhe grekët , edhe çamet.

 

SHKARKO APP