Sot shqyrtohen ankimet e fundit të opozitës për Fierin dhe Elbasanin
Sot Kolegji Zgjedhor do të mblidhet për të shqyrtuar ankimet e Partisë Demokratike për qarqet Fieri dhe Elbasan, ku kërkon pavlefshmëri dhe përsëritje të zgjedhjeve.
Pas Beratit, Vlorës Gjirokastrës, Korçës, Tiranës, Durrësit dhe Shkodrës tashmë janë vetëm dy qarqe të mbetura për t’u shqyrtuar nga Kolegji Zgjedhor, për të mbyllur përfundimisht ankimet e partive politike për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.
Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim ankimuan rezultatin për 9 qarqe, fillimisht në KAS e më pas në Kolegj Zgjedhor. M
e përfundimin edhe të Fierit dhe Elbasanit i hapet rrugë certifikimit të rezultatit nga ana e KQZ për të vijuar në shtator me konstituimin e Kuvendit të ri.