Sot stadiumi pa flamuj të Kosovës, ja të gjitha rregullat
Kushdo që do jetë i pranishëm në stadiumin “Elbasan Arena” ditën e sotme duhet të ketë me vete vetëm flamur shqiptar, shall ose bluza me simbolet tona kombëtare. Simbolet e tjera nuk do lejohen.
Nuk do të lejohen
-Banderola me mbishkrimin “Shqipëria Etnike”.
-Asnjë bluzë ose shall me simbolet e Kosovës.
-Asnjë bluzë ose shall me mbishkrimin “Harta Etnike”.
-Asnjë bluzë ose shall me mbishkrimin “Shqipëria Autoktone”.
-Asnjë bluzë ose shall me mbishkrimin e ndonjë heroi të Kosovës.
Të gjithë sportëdashesit që do të marrin pjesë në këtë aktivitet, të jenë të pajisur me kartë identiteti dhe të mos kenë me vete:
- a) sende të forta,
- b) shishe (të cfarëdolloji)
- c) fishekzjarre
- d) monedha apo metale (të çfarëdolloji)
- e) çelësa të ndryshëm
Në të kundert NUK do të lejohen të futen në stadium.
Në hyrje të stadiumit do të kontrollohen të gjithë sportdashësit.
Hyrja e sportëdashësve do të fillojë në orën 16:30 dhe do të mbarojë në orën 20:15 me qëllim shmangien e radhëve të gjata në hyrje për në stadium.