Sot u jepet lamtumira e fundit 6 anëtarëve të familjes Cara
Aktualitet E Premte, 29 Nëntor 2019 10:05
Gjashtë pjesëtarët e familjes Cara në zonën e Thumanës, që humbën jetën nga tërmeti tragjik i të martës do përcillen sot për në banesën e fundit.
Bëhet fjalë për Almir Cara 26 vjeç, Erisa Cara 25 vjeç, Hasan Cara 18 vjeç, Fatmira Cara 53 vjeç, Sadajana Hysa (Cara)21 vjeç dhe Anthi Cara 72 vjeç.
Trupat e pajetë të të ndjerëve, të cilët humbën jetën poshtë gërmadhave do u jepet lamtumira e fundit këtë të premte në orën 13:00 në Thumanë.