Sot urime dhe Kongres në PS, mbush fiks 30 vite si parti

Edi Rama sot ka postuar urimin për 30 vjetorin e themelimit të PS.
“MIRËMËNGJES
dhe me urimin gëzuar ditëlindjen e Partisë Socialiste për të gjithë ata që kanë dhënë e i japin PS diçka sado të vogël, si edhe me zotimin se do të vazhdojmë përpjekjen që PS të bëhet më e mirë për të gjithë të tjerët, ju uroj një fundjavë të qetë”- shkruan Edi Rama.

Partia Socialiste do të mbledhë sot pasdite Kongresin e jashtëzakonshëm.

Kongresi i PS do të nisë në orën 17:30 dhe do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania”.

Kongresi përkon edhe me 30-vjetorin e themelimit të Partisë Socialiste.

Në vendimin për thirrjen e Kongresit të jashtëzakonshëm të partisë gjatë Asamblesë së PS u miratuar dhe rendi i ditës.
1. Hapja e Kongresit (Himni Kombëtar);

Swiss Digital Desktop Reklama

2. Rrugëtimi i Partisë Socialiste prej 12 Qershorit 1991;
3. Vizioni për Shqipërinë 2030 dhe Programi Qeverisës në Mandatin e Ri.
4. Miratimi i Vendimeve të Asamblesë Kombëtare të Partisë:
a. Vendim “Për ngritjen dhe funksionimin e Komisionit të Posaçëm të Analizës për Zgjedhjet e Përgjithshme të 25 Prill 2021”;
b. Vendim “Për zhvillimin e analizave për rezultatin e zgjedhjeve të përgjithshme të 25 Prillit 2021”;
c. Vendim “Për zgjedhjet e reja në strukturat vendore të partisë”;
d. Vendim “Për zhvillimin e fushatës së anëtarësimeve të reja në parti”;
e. Vendim “Për përfundimin e procesit të ngritjes dhe funksionimit të Regjistrit Digjital të Partisë”;
f. Vendim “Për miratimin e Kalendarit Politiko-Organizativ të Partisë për periudhën Qershor-Dhjetor 2021”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Eshte hera e parë në historinë e kësaj partie që kryetari bëhet tre herë kryeministër.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?