Spahia: Numri i të prekurve me COVID-19 nuk është real

Numri i personave të infektuar me koronavirus në vendin tonë dhe të publikuar nga ministria e Shëndetësisë nuk është real. Ish-deputeti i PD, Bardh Spahia në një lidhje me skype për RTV Ora thotë se duhen bërë më shumë teste, pasi edhe mënyra e gjurmimit sipas tij nuk është e duhur.

Bardh Spahia: Unë do ta uroja që mos kishte një numër më të madh, por besoj që nuk është numri real. Numri i testimeve është ekstremisht i ulët. Ne e kemi thënë që një mënyrë efikase për të identifikuar dhe më pas izoluar personat e prekur do të ishte testimi. Duhet të zgjerohet rrethi i personave që duhet të testohen. Numri është tepër i ulët. Mjafton të shikohet edhe mungesa e testimit të një shtrese shumë të rrezikuar ndaj këtij virusi, sic është personeli mjekësor. Kjo tregon që nuk kemi një realizim sic duhet të këtij testimi.

Për Spahinë shpallja e gjendjes së fatkeqësisë natyrore është e rëndësishme, pasi në këtë mënyrë do të garantohej edhe mundësia e marrjes së të gjitha hapave ligjore nga ana e qeverisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Bardh Spahia: E para do të garantonte mundësinë e marrjes së të gjitha hapave ligjorë nga qeveria, e cila do të kalonte në ligjshmëri. Do të garantonte jo vetëm kthimin e vëmendjes tek personeli shëndetësor dhe hapat konkretë, por do të garantonte një tjetër aspekt të rëndësishëm të kësaj situatë siç është emergjenca sociale, me të cilën përballen një numër i madh familjes shqiptare. Shqipëria nuk e ka luksin të rezistojë pafundësisht, prandaj nevojiten hapa konkret edhe në këtë aspekt dexhiziv nga ana e qeverisë shqiptare dhe strukturave përgjegjëse.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?