Spahiu: Berisha dha dorëheqjen, por e refuzoi ashpër Rama. I tha që na duhesh për vitin 2029

Juristi Kreshnik Spahiu, thotë se çdo herë që humb në zgjedhje Sali Berisha, ky i fundit nuk njeh rezultatin. Ai ironizoi duke thënë se Berisha dha dorëheqjen, por e refuzoi ashpër Rama.

”Berisha ka paraqitur dorëheqjen, po ajo refuzua ashpër nga Rama, sepse ai i ka thënë që na duhesh deri në vitin 2029. Nuk ka nevojë Rama që të blinte vota, sepse ka në dorë kryetarin e opozitës, pra Berishën e ka në xhep. Kjo që po ndodh ka interesin personal të Berishës që të mos largohet. Ai sa herë që pëson humbje ka një avaz, ai nuk njeh rezultatin dhe nuk e dorëzon partinë. Nëse ai e lëshon tani partinë duhet që të hap garën për zgjedhje”,-tha në ”Report TV”.

Për të Berisha nuk duhet që të kërkoj hapjen e kutive të votimit për zgjedhjet, por hapjen e kutive të primareve. ”Berisha nuk e ka problemin që ka rënë politikisht, por ai ka rënë fizikisht. Ai kërkon që të hap kutitë për zgjedhjet, por ai në radhë të parë duhet që të hap votat e primareve. Demokratët votuan dhe procesverbalet i grisi Berisha dhe vendosi kë donte në listë të hapur ose të mbyllur”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?