Spahiu: Bllokimi i vizave amerikane do të aplikohet edhe në Europë

Vendimin e Amerikës për pezullimin e vizave të emigrantëve për 75 vende, mes tyre edhe Shqipëria dhe Kosova, juristi Kreshnik Spahiu e ka cilësuar si antishqiptar dhe pa precedent në historinë e marrëdhënieve SHBA-Shqipëri. Spahiu tha se emigrantët kontribuojnë dhe përfitojnë nga asistenca sociale në çdo shtet ku jetojnë, ashtu sikurse janë përfitues edhe qytetarët vendas të atij shteti.

”Që nga krijimi i marrëdhënive SHBA-Shqipëri nuk ka pasur ndonjëherë një vendim të tillë. Nuk mund të ndalosh një nënë që të bashkohet me fëmijët e saj dhe të fusësh në fuqi një ligj me fuqi prapavepruese. Trump e kemi mbështetur kur është për t’u mbështetur por nuk pajohemi kur ka një vendim antishqiptar. Shqiptarët janë populli më proamerikan. Kjo është problem për shqiptarët që duan që të jetojnë në SHBA, kjo s’ka lidhje me qeverinë por vetëm me popullin.

Unë kam 20 vite që merren për ligjin për emigracionin dhe emigrantët përfitojnë në çdo shtet, për shkak të asistencës sociale që marrin amerikanët, gjermanët, francezët, pra përfitojnë nga të drejtat që përfitojnë shtetasit e atij vendi. Dhe pse kjo është e rrezikshme sepse nëse në Francë vjen Le Pen nëse në Austri dominojnë nacionalistët do të ndodh e njëjta politikë, por nëse ndodh në Europë ajo që po bënë Trump do të ndodh një atentat ndaj shqiptarëve sepse janë shumë shqiptarë që jetojnë në Europë”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?