Spahiu: E majta gjermane dhe kamikazët e Rilindjes

Ish-deputeti i LSI-së, Përparim Spahiu, përmes një postimi, ka reaguar për lajmin se në Gjermani do të shpronësohen bosët e shtëpive me qira por ka lidhur paralele me situatën në Shqipëri.

Spahiu thotë se qeveria të vë kryqin në mes të natës te banesa, si njoftim që do të të shembet ajo dhe të hedh gaz lotsjellës në 6 të mëngjezit për të të nxjerrë nga banesa, pasi ajo do të të shembet.

”Të fut në burg, pse ti proteston për të drejtën bazë, banimin! Të mashtron me banesat sociale, duke i shpërndarë vetëm për klientët e saj. Të mashtron me kreditë e buta, pasi jua jep vetëm militantëve të saj”,-shkruan më tej Spahiu.

Swiss Digital Desktop Reklama

Postimi i plotë

Swiss Digital Mobile Reklama

E majta gjermane dhe kamikazët e Rilindjes!

Banimi është një e drejtë bazë dhe nuk duhet kthyer në mall për të nxjerrë fitim. Kështu mendojnë shumë berlinezë dhe ndaj është marë iniciativa e shpronësimit të të gjiiha kompanive që kanë në inventar më shumë se 3,000 banesa.
(https://www.syri.net/…/berlin-te-shpronesohen-boset-e-shte…/)

Shkaku: Rritja drastike e qirave!

Çfarë bën Rilindja në Shqipëri?

Të vë kryqin në mes të natës te banesa, si njoftim që do të të shembet ajo.

Të hedh gaz lotsjellës në 6 të mëngjezit për të të nxjerrë nga banesa, pasi ajo do të të shembet.

Të fut në burg, pse ti proteston për të drejtën bazë, banimin!

Të mashtron me banesat sociale, duke i shpërndarë vetëm për klientët e saj.

Të mashtron me kreditë e buta, pasi jua jep vetëm militantëve të saj.

Kështu që PROTESTO nesër, edhe ti që asnjë ditë nuk dole, pasi e keqja, edhe nëse s’të ka ardhur akoma te dera, shumë pranë e ke…!!!

R.Sh /Koha Jonë/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?