Spahiu: Guxim ti japim plotfuqishmërinë Qeverisë
Kapja e 613 kg kokainë me vlerë 180 milion euro, ka ndez debatin politik. Deputeti i LSI-së, Përparim Saphiu, në një postim në facebook me ironi thotë se do ishte guxim i madh nëse do ti jepet plotfuqishmëria kësaj qeverie. ”Shyqyr që vendi nuk është dhe me president të përkohshëm se do ta kishin Qa dhe punën me detin!”.
Statusi i plotë
Nuk e di por do të ishte “guxim” i madh ti japësh “plotfuqishmëri” kësaj Qeverie.
Mbushën vëndin me hashash….
Fikin e ndezin radarë sipas qejfit…
Grabisin zgjedhje….
I heqin bukën e gojës të pa mundurve dhe se quajnë fare problem…
Në rreshtin e vëndeve më të korruptuar…
Depresion ekonomik, papunësi, varfëri…
Dmth s’ke ku ta kapësh.
Na duan dhe “plotfuqishmëri”.
Shyqyr që vëndi nuk është dhe me president të përkohshëm se do ta kishin Qa dhe punën me detin!
P.S. Meqenëse ngarkesa e fundit u kap, Euro do ketë një rritje të lehtë me Lekun
KOHA JONË SONDAZH

