Spahiu ironizon Ramën: Po i dhimbsen taksapaguesit

Deputeti i LSI, Përparim Spahiu në një status në Facebook shkruan se Rama që shumëfishoi taksat e tatimet dhe që nuk bën asnjë punë por vetëm shpërdoron, po i dhimbsen taksapaguesit.

Postimi i Përparim Spahiut

Po, paguaj, dhe shumë të tjerë paguajnë taksa, për arsimim falas..!!!

Swiss Digital Desktop Reklama

—–

Swiss Digital Mobile Reklama

Ky që shumëfishoi taksa e tatime dhe që nuk bën asnjë punë por vetëm shpërdoron, po i dhimbsen taksapaguesit.

Ky që shpenzon miliona vetëm për lluks, ku çdo investim ia ka lënë skemave korruptive të PPP-ve, po i dhimbsen taksapaguesit.

Ky që shemb shtëpi, vetëm për interesa korruptive, dhe nuk kompeson, po i dhimbsen taksapaguesit.

Ky që bëri një palo reformë në arsim, vetëm në interes të universiteteve private, po i dhimbsen taksapaguesit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?