Spahiu kritikëve: Marrëveshja hap dritën jeshile për zgjedhje të parakoshme
“Prap na tradhtuat”! Kjo frazë nuk mungoi nga kritikët dhe qytetarët pasi lexuan për uljen e opozitës në tryezë me maxhorancën por ish-deputeti i LSI-së, Përparim Spahiu, tregon të kundërtën. Sipas tij, kjo marrëveshje është drita jeshile për çuarjen e vendit në zgjedhje të parakohshme parlamentare. Përmes një postimi në facebook, ai thotë se ”Jemi pa Parlament. Nga dje nuk ekziston më edhe me firmë të maxhorancës, si organi më i lartë ligjvënës. Besoj se këtë duan të gjithë shqiptarët, të shkohet në zgjedhje, të tjerat i vendos VOTA”.
Postimi i plotë
Aq i madh është helmi i mediave, aq i madh është helmi i analistësh të blerë, sa që dhe një marrëveshje si e djeshmja, e përshëndetur nga ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gjermanisë dhe ajo Britanike, shihet si dështim i opozitës. Minimalisht, kjo marëveshje hap dritën jeshile për zgjedhje të parakoshme, zgjedhje si zgjidhja e vetme e problemeve pa fund që kanë mbërthyer vendin. Jemi pa Parlament. Nga dje nuk ekziston më edhe me firmë të maxhorancës, si organi më i lartë ligjvënës. Besoj se këtë duan të gjithë shqiptarët, të shkohet në zgjedhje, të tjerat i vendos VOTA.