Spahiu: Kriza e emigrimit masiv, “tërmeti” më i madh që vendi po përjeton

Ish-deputeti i LSI, Përparim Spahiu ka publikuar një grafik që tregon trendin e numrit të emigrantëve të larguar nga Shqipëria drejt vendeve të BE-së, në vitet 2008-2018.

Bashkëngjitur grafikut, në një postim në Facebook, Spahiu shkruan se kriza e emigrmimit masiv është “tërmeti” më i madh që vendi po përjeton.

Postimi i plotë i Spahiut

Asnjë argumemt i KM-s nuk mbulon dot krizën e thellë ku vendi është zhytur.

Grafiku i mëposhtëm tregon trendin jo normal të numërit të emigrantëve larguar nga Shqipëria drejt vendeve të BE-s.

Qartazi shihet që numuri i shqiptarëve është sa dyfishi i serbëve edhe pse kjo e fundit ka një popullsi me mbi 7 milion banorë.

Kjo krizë, është “tërmeti” më i madh që vendi po përjeton, dhe vetëm një analizë e thellë për shkaqet, e jo fshehja nën maskën e një situate normale emigrimi, siç Edi Rama shprehet, do të na çonte në zgjidhjen e këtij problemi.

Kjo qeveri (qeveri i thënçin) ka dështuar plotësisht me politikat e saj dhe është halli më i madh që shqiptarët kanë sot.

Na takon neve si opozitë të bëjmë presionin maksimal për ta rrëzuar atë dhe për të çuar vendin në ZGJEDHJE, si zgjidhja e vetme e situatës së rëndë ku gjendemi.

SHKARKO APP