Spahiu në Dibër: Të zbojnë kryebashkiakun kurvar dhe kryeministrin gomar
Zyrtarisht kandidatin e Partisë Demokratike, për zgjedhjet e pjesshme në Dibër, për postin e kreut të Bashkisë, e mbështesin 12 parti. Një ndër to është dhe Partia Aleanca Kuqezi.
Kreu i AK-së, Kreshnik Spahiu, u shfaq së bashku me strukturat e lëvizjes politike.
Në disa statuse në FB, ai u ka bërë thirrje qytetarëve të kësaj bashkie të votojnë koalicionin që mbështet kandidatin e Partisë Demokratike, Shefredin Shehu.
Komenti në facebook:
“Qindra aktivistë, derë më derë për të fituar Bashkinë e Dibrës. AK + PD do të zbojnë kryebashkiakun kurvar dhe kryeministrin gomar. Kuqezi me plisa, t’i rrëzojmë këta pisa”, shkruan Kreshnik Spahiu, në kuadër të fushatës që po bëhet në Dibër.
KOHA JONË SONDAZH

