Spahiu: Në katër vite bashkëqeverisje me Ramën kam kërkuar Urgjencë në Bulqizë
Deputeti i LSI, Përparim Spahiu ka reaguar pas ngjarjes së ditës së djeshme në Bulqizë, ku një nënë e re humbi 3 foshnjet e saj të porsalindura si pasojë e një komplikacioni.
Spahiu shkruan se gjatë qeverisjes së katër viteve me qeverinë Rama, ka kërkuar që në spitalin e Bulqizës të ketë Urgjencë, pasi qyteti ka minierë.
“T’ju kërkosh mjek gjinekolog në Bulqizë ata ta quajnë lluks”, shkruan Spahiu.
Postimi i Spahiu:
Katër vite në bashkëqeverisje me Ta ju jam lutur për spitalin në Bulqizë, minimalisht urgjenca, për vetë specifikën që ka qyteti nga puna në minierë.
Për çdo aksident duhet të sillet helikopteri nga Tirana.
Kurrë nuk u morën me atë problem dhe gjëja e parë që bënë, sa erdhën në pushtet, hoqën një nga mjekën më të mirë si mbështetës i LSI-s.
Unë i uroj shërim të shpejtë nënës që humbi tre fëmijët e saj dhe zoti e ndihmoftë por me këta pushtetarë, jo qeveritarë se të qeverisës është gjë tjetër, tju kërkosh mjek gjinekolog në Bulqizë ata ta quajnë lluks….
KOHA JONË SONDAZH

