Spahiu: Parlamenti është banal! Burra që sillen si gra dhe gra si burra

Kreshnik Spahiu mendon se dita kur estabilishmenti politik aktual dhe lidershipit të partive me lider të pandryshueshëm do të vijë kur edhe femrat të dalin përballë tyre dhe të shpallin kandidaturat për kryeministre, duke ndjekur edhe si frymëzim emra të politikës botërore si Meloni, Merkel apo Thaçer, që bënë histori.

”Pjesa e grave ka mbetur e bardhë, e paprekur. Por do sugjeroja që të mos kopjojnë liderët e tyre politike. Shqipëria është lodhur nga gra që sillen si burra dhe bura që sillen si gra, kjo ka qenë pjesë negative që duhet t’i përkasë të shkuarës dhe mos të ketë lidhje më në Parlament”, tha juristi.

Nga ana tjetër, ai sugjeroi që si shembuj të merren pikërisht liderët politike më me emër të Europës dhe që t’i jepnin fund këtij binomi dhe estabilishmenti politik burrash, pjesa më e madhe e të cilëve tashmë me probleme me drejtësinë.

 

SHKARKO APP