Spahiu përshëndet zgjedhjet për kreun e LSI: Urime fitimtarëve!

Deputeti Përparim Spahiu, në garë për kreun e LSI-së, ka përshëndetur zgjedhjet në këtë forcë politike.

Në një postim të shkurtër në twitter, Spahiu thotë se në këto zgjedhje të gjithë dolën të fituar.

“LSI, E PARA! Fitoi sllogani, kryetari Meta, unë dhe profesori Rrokaj. Urime fitimtarëve! #LSI1“.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në zgjedhjet për kreun e LSI, Ilir Meta u rikonfirmua si kryetar me 76 përqind të votave të anëtarësisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pas Metës u renditen Përparim Spahiu me 12.1 përqind të votave, i cili pasohet nga Shezai Rrokaj me 11.9 përqind.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?