Spahiu: Po ruajmë Ramën dhe Velinë, për t’i kapur e futur në kazan plehrash

“Edi Ramën dhe Erjon Velinë po i ruajmë dhe në momentin e duhur do t’i sulmojmë dhe do t’i fusim fizikisht në kazanë plehrash dhe më pas do t’i nxjerrim nëpër Tiranë”. Kjo ka qenë deklarata befasuese e kreut të Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu, gjatë intervistës zhvilluar me Turjan Hyskën, në emisionin e tij Oktapod. Edhe pse moderatori e konsideroi si një skenar disi fictions këtë deklaratë, Spahiu këmbënguli, duke shpjeguar se ky është një aksion që AKZ do ta ndërmarrë herët a vonë. Sipas tij, në Shqipëri ka ardhur momenti i revolucionit, ndaj duhet vepruar sipas modelit ukrainas. Kreu i AKZ i kërkoi opozitës, LSI-së, Blushit dhe ndjekësve të tij, të grisin mandatet e deputetëve, e ta lënë Ramën me 32 deputetë, duke nënkuptuar deputetët me rekorde kriminale. Sipas tij, Rama kërkon t’I bëjë gropën Metës me duart e të tjerëve. Por Spahiu ka shkuar edhe më tej në këtë intervistë “të pazakontë”, duke thënë se në Surrel, Edi Rama ka 3 bunkerë: njërin ku banon dhe dy të tjerë të mbushur me paratë e fituara. Kreshnik Spahiu u shpreh se së shpejti do të publikohet intervista e një gruaje, e cila ka kërkuar azil në Gjermani, pasi kërcënohet me jetë. Shkak për këto kërcënime, është sipas gruas, fakti se ajo ka punuar si numëruese parash, pikërisht në njërin nga bunkerët e Ramës. Lidhur me mardhënien Rama-Kokëdhima, kryetari i AKZ tha se Kokëdhima është ndërmjetësi i Ramës me ish-KGB-në dhe bizneset ruse në Shqipëri. Kreshnik Spahiu njoftoi se do të ketë një tjetër aksion nga Aleanca Kuq e Zi, i cili do të mbahet ende sekret, por që do të jetë krejt i ndryshëm nga ata që janë parë deri më sot.

SHKARKO APP