Spahiu: Qeverisja Rama më e dështuara në 30 vite. 42% e popullit të palumtur

Ish-deputeti i LSI-së, Përparim Spahiu përmes një postimi në facebook, ka treguar rezultatet e një anketimi, ku tregohet se 42% e popullit shqiptar është e palumtur, ndërkohë që në Kosovë kjo ndodh vetëm për 23% të të anketuarve.

Sipas tij, 18% e shqiptarëve presin që situata financiare të jetë më keq ndërsa 54% nuk presin asnjë ndryshim në 12 muajt në vazhdim. Ai e konsideron qeverisjen Rama si më të dështuarën në këto 30 vite.

”Që shqiptarët janë më të pakënaqurit në Ballkan besoj të gjithë e dimë. Nuk ka sesi të ndodhë ndryshe me një popull që zë vendin e parë në kërkesat për azil. Ja kalojmë dhe vendeve në luftë. Një gjë të tillë e konifirmon dhe barometri i Ballkanit. Jemi udhëheqës rajonalë me popullsinë më të pakënaqur me mënyrat se si po ecin gjërat në ekonomikë”.

Postimi i plotë

Që shqiptarët janë më të pakënaqurit në Ballkan besoj të gjithë e dimë. Nuk ka se si të ndodhë ndryshe me një popull që zë vendin e parë në kërkesat për azil. Ja kalojmë dhe vendeve në luftë. Një gjë të tillë e konifirmon dhe barometri i Ballkanit. Jemi udhëheqës rajonalë me popullsinë më të pakënaqur me mënyrat se si po ecin gjërat në ekonomikë.

42 për qind e popullsisë është e palumtur në Shqipëri ndërkohë që në Kosovë kjo ndodh vetëm për 23 për qind të të anketuarve. 18 për qind e shqiptarëve presin që situata financiare të jetë më keq ndërsa 54 përqind nuk presin asnjë ndryshim në 12 muajt në vazhdim.

Nuk ka si si të ndodhë ndryshe kur vendi drejtohet nga qeveri e zgjedhur nga parlament ilegjitim (vjedhje votash të faktuara me zë dhe figurë), nuk ka si të ndodhë ndryshe kur dhe ata që kanë votuar për ta, nuk kanë se çfarë dhe si të kërkojnë llogari, pasi nuk kanë votuar për program ekonomik as social por kanë votuar për Tepsi dhe Timon. Shqiptarët po jetojnë qeverisjen më të dështuar në 30 vite.

SHKARKO APP