Spahiu: Të gjithë frikacakët, policinë kanë frikë!

Ish-deputeti i LSI-së, Përparim Spahiu, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka ironizuar reagimin e Kryeministrit Edi Rama në lidhje me arrestimin e të dyshuarve për grabitjen e Rinasit.

Ndër të tjera, Spahiu shkruan: “Shkruan dhe përmend gjithmonë policinë, harron që janë punë hetimore të prokurorisë”. S’ka faj, aty e ka “dashurinë”.

Postimi i plotë i Spahiut:

Swiss Digital Desktop Reklama

Shkruan dhe përmend gjithmonë policinë, harron që janë punë hetimore të prokurorisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

S’ka faj, aty e ka “dashurinë”. Që me thirrjen që të hedhin kapelet dhe votojnë Rilindjen (veprim i dënueshëm), implikimin e saj në marrëdhënie direkte me trafikun e drogës (128 policë raportuar nga shërbimet dhe asnjë i ndaluar), dhunën me gaz ndaj protestuesve por dhe gaz helmues fëmijëve në gjumë në banesën e tyre.

Ke të drejtë, pasi të gjithë frikacakët, policinë kanë frikë!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?