Spahiu: Të miratohet Statusi i Minatorit, ose protesta të fuqishme

6 minatorë kanë humbur jetën në 6 muajt e fundit në zonat e Dibrës. Në një deklaratë për shtyp, deputeti i LSI-së, Përparim Saphiu ka këmbëngulur në miratimin e menjëhershëm të Statusit të propozuar nga LSI-ja.

”Statusi i minatorit mund ti jepte këtyre familjëve një minimum jetik. Qeveria gënjen prej 3 muajsh duke premtuar për statusin e minatorëve, duke e zvarritur këtë çështje gjithnjë e më shumë”,-u shpreh deputeti i LSI-së.

Nga ana tjetër, Spahiu paralajmëroi se do të nisin protesta të mbështetura nga LSI-ja. ”Minatorët kërkojnë miratimin e statusit të tyre, duke filluar me protesta të një pasnjëshme të mbështetura fuqishëm nga LSI”,-tha Spahiu.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?