Spahiu: Të rinjtë që votojnë për herë të parë, do ta kujtojnë si votë të rrëzimit të regjimit më anti-shtet që Shqipëria ka pasur në 30 vite
Ish-deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Përparim Spahiu teksa i është bashkuar të rinjve të LRI-së në Jalë, deklaron se të rinjtë që janë dhe votues për herë të parë, do ta kujtojnë votën e tyre si votë të rrëzimit të regjimit më anti-shtet që Shqipëria ka pasur në 30 vite demokraci.
Përmes rrjeteve sociale, teksa publikon dhe pamje nga takimi që ai zhvilloi me të rinjtë, Spahiu thekson se të rinjtë që votojnë për herë të parë në Shqipëri do ta kujtojnë si votë të rrëzimit të sektit më të rrezikshëm që ka drejtuar këtë vend, sektit të “Rilindjes”,
“Edhe pse vit i vështirë për organizime të kampit veror të Jalës, LRI përsëri di ta bëjë dhe të vazhdojë traditën.
Më shumë se 160 të rinj, votues për herë të parë nga Tirana, ndajnë bashkë eksperiencën e punës në grup, ideve, marrëdhënieve me miq të rinj, politikanë, por dhe ekspertë të fushave të ndryshme.
Këta të rinj, por dhe të gjithë ata të rinj në Shqipëri që votojnë për herë të parë, do ta kujtojnë votën e tyre si votë të rrëzimit të regjimit më anti-shtet që Shqipëria ka pasur në 30 vite demokraci.
Do ta kujtojnë si votë të ndalimit të largimit të të rinjve nga vendi i tyre.
Do ta kujtojnë si votë të kthimit në normalitet të qeverisjes për njerëzit dhe jo qeverisjes për një grup grabitësish të të ardhmes së tyre.
Do ta kujtojnë si votë të rrëzimit të sektit më të rrezikshëm që ka drejtuar këtë vend, sektit të Rilindjes”, shprehet ish-ligjvënësi i LSI-së, Përparim Spahiu.