Spahiu: Vetëm Rilindjes i ndodh që rritet vdekshmëria por shpenzimet për Shëndetësinë janë rritur

Ish-deputeti i LSI-së, Përparim Spahiu, përmes një postimi në facebook, thotë se vetëm qeverisë rilindase i ndodh që rritet vdekshmëria por shpenzimet për Shëndetësinë janë rritur. ”Konçensioni i Check-Up u mendua si investim për kontrollin paraprak dhe zbulimin e sëmundjeve në kohë e si rezultatat, diagnostikimin po në kohë të sëmundjeve që normal duhet të çonte në ulje të vdekshmërisë”,-shkruan ndër të tjera Spahiu.

Postimi i plotë

Vetëm qeverisë rilindase i ndodh që rritja e shpenzimeve në një sektor të çojë në shërbime më të dobëta. Rritur vdekshmëria e foshnjave por dhe rritur vdekshmëria në tërësi, ndërkohë që shpenzimet për sektorin e shëndetësisë e kanë kaluar 3% të PBB-s.

Swiss Digital Desktop Reklama

Konçensioni i Check-Up u mendua si investim për kontrollin paraprak dhe zbulimin e sëmundjeve në kohë e si rezultatat, diagnostikimin po në kohë të sëmundjeve që normal duhet të çonte në ulje të vdekshmërisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndodh krejt e kundërta, vdekshmëria në vitin 2019 është rritur me 0.6%.

Fare qartë del se skema e investimit me konçensione në shëndetësi është e dështuar dhe arsyeja e vetme e një investimi të tillë është vjedhja e fondeve publike, taksapaguesve shqiptarë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?