Spaho: Aeroporti i Vlorës, pazari i radhës i qeverisë
Deputeti i PD-së Edmond Spaho ka shkëmbyer replika të forta me ministrin Ahmetaj në Komisionin e Ligjeve, sa i takon kontratës për ndërtimin e Aeroportit të Vlorës. Në fjalën e tij, Spaho ka deklaruar se ky është pazari i radhës i qeverisë, dhe në rast se në aeroport nuk garantohet fluks qytetarësh, investitori paguhet me paratë e buxhetit të shtetit.
”Duhet të kesh me mijëra ishuj si Greqia që të ndërtosh dhjetëra aeroporte. Aeroporti i Tiranës del me këpucë të kuqe. Janë të nevojshme ca llogarira para se të japim autorizimin për kontratën. Dhe atje ku fle lepuri garancitë financiare, S’ka asnjë risk tha ministri vetëm një gjë të vogël ka: ‘Nëse nuk i del fluksi i qytetarëve, atëherë do të paguajmë ne. Prandaj këtu do transparencë, do studime, para se t’u hyjmë aventurave të reja. Ky është pazari i ri që po mundoheni të fshihni nën maskën e ‘investimit strategjik’, ‘investim i ri’, etj”, tha ai.
Ndërkohë, në përgjigjen e tij Ahmetaj shprehet se: ”Risku që qeveria në potencë merr është brenda standardit dhe manualeve të institucioneve ndërkombëtare”.
KOHA JONË SONDAZH

